Flash

Javën tjetër rishfaqet iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë

Lapsi.al 13 January 2018
Javën tjetër rishfaqet iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës

Kryesia e Kuvendit pritet të vendosë në pjesën e parë të javës së ardhshme rreth iniciativës së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ani se kjo çështje nuk figuron në rendin e ditës, shkruan sot Koha Ditore.

Rrezikun për “ringjalljen” e iniciativës e kanë nuhatur ndërkombëtarët, të cilët të premten kanë shtuar presionin kundër një vendimmarrjeje të tillë.

Përpos takimeve që diplomatë të akredituar në Prishtinë kanë zhvilluar me përfaqësues institucionalë dhe me lidershipin e partive, ata kanë rikujtuar, të premten, edhe rreziqet me të cilat do të përballet Kosova në rast se rrëzohet Specialja.

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, e cila ende është pezull në Kuvend, përbën “shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj”, thuhet në një deklaratë që gjatë ditës e kanë lëshuar përfaqësuesja e posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI