Flash

Gjermani, gjendet e vdekur në banesë shqiptarja, dyshohet se u qëllua nga një polic federal

Lapsi.al 13 January 2018
Gjermani, gjendet e vdekur në banesë shqiptarja, dyshohet se u

Gjendet e vdekur një femër shqiptare 34 vjeç nga Kosova në Bad Langensalza të Gjermanisë.  Ndërkohë mësohet se pas zbulimit të kufomës është arrestuar një polic federal. Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e së enjtes dhe në trup i janë evidentuar plagë me armë zjarri, që dyshohet të jetë pistoleta e një polici federal.

Polici nga Bavaria dhe partneri i gruas, të dy 22-jeçarë janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë. Në banesë, sipas informacioneve janë sekuestruar një armë shërbimi dhe një letërnjoftim i një zyrtari policor. Të dy meshkujt kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet autopsia. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI