Flash

FOTO/ Kush është pornostarja që Trump i dha 130 mijë $ për ti mbyllur gojën

Lapsi.al 13 January 2018
FOTO/ Kush është pornostarja që Trump i dha 130 mijë $

Stephanie Clifford është një ish-pornostare e njohur me emrin e artit “Stormy Daniels”. Ajo është vënë në qendër të një skandali seksual që ka përfshirë edhe presidentin Donald Trump. 38-vjeçarja numëron rreth 150 filma porno si aktore dhe 40 si regjisore. Ajo është shfaqur edhe në komedinë “40 vjet i virgjër” me Steve Carrel.

Në vitin 2009, 2 muaj përpara se të arrestohej për dhunë në familje ajo kishte shpallur kandidaturën për në senatin amerikan.

Sipas “Wall Street Journal” ish-pornostarja e ka takuar presidentin amerikan në qershor të vitit 2006 në Lake Tahoe. Trump ishte ndërkohë i martuar me Melania dhe të dy kishin pasur një raport seksual, por ka edhe burime që thonë se mes tyre ka pasur edhe një lidhje romantike.

Ajo që ka shkaktuar zhurmë janë 130 mijë dollarë që Trump i ka dhënë Clifford për të blerë heshtjen e saj pak para zgjedhjes së tij si President në tetor të 2016-ës.

Presidenti amerikan ka mohuar çdo lidhje me të. Edhe pornostarja i ka dërguar një email “Wall Street Journal” ku mohon lidhjen mes tyre. “Nuk kam pasur kurrë një raport seksual apo lidhje me Z.Trump. Zërat se unë kam marrë para janë të pavërtetë” – shkruan ajo. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Në Rusi kush voton fiton … një iPhone

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars në zgjedhjet e përgjithshme do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad. Mediat vendase i refer...

19:54

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI