Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Fino, Duka, apo as njëri as tjetri?

Lapsi.al 13 January 2018
Fino, Duka, apo as njëri as tjetri?

Kjo që po ndodh nuk është një histori me të mirë dhe të këqinj por me hiç dhe akoma më hiç.

Historia është ajo e një aktiviteti dhe pasioni milionash që gjatë viteve të tranzicionit u rrop, u plaçkit, e grabit nga gjithfarë banditësh rruge apo zyre. Tashmë është e habitshme sesi ka ende njerëz që shikojnë skuadrat shqiptare në kampionatin e tyre. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit në mos ishte mekanizmi sesi shiteshin dhe bliheshin ndeshjet, ishte soditësja e tyre

Historia e fundit e viteve të fundit të futbollit shqiprtar është e dominuar nga Armand Duka.

Biznesmen, i ardhur në vitet e qeverisjes së Fatos Nanos në krye të FSHF edhe për shkak të miqësisë me ish kryeministrin, u sulmua nga Berisha menjëherë pasi fitoi në vitin 2005. Por i rrezistoi mjeshtërisht sulmit, duke futur në lojë edhe ndërkombëtarët. Pas kësaj mesa duket rrymat gjetën bashkëjetesën. Kulmin e suksesit të tij e arriti me prezencën e Shqipërisë në evropianin e fundit, i ardhur për një shumatore entuziazmi, pregatitjeje, fati, por edhe negocimesh të Dukës.

Pas zotërimit të tepsisë nga ana e Ramës, si çdo gjë edhe kjo industri në Shqipëri nuk do ti shpëtonte vëmendjes së njerëzve afër tij. Aq më shumë që është ndër të paktat aktivitete private që prodhon ende para dhe ku ngërthehet e ligjshmja me të paligjshmen. Por si çdo gjë që bëhet me ngut dhe pa fantazi, këtë rradhë si frontman kanë përdorur një personazh i cili megjithëse ka 20 vjet në Tiranë, vazhdon dhe mbetet nëndialektor sikur ditën që e morrën me helikopter nga bregu i lumit në Gjirokastër: Bashkim Finon.

Rondokop, me një fjalor tmerrësisht të kufizuar, u bë i famshëm pasi u zgjodh kryeministër i vendit nga Berisha atëhere kur shteti ishte katandisur në një bulevard, pikërisht për këtë mungesë dhuntish. Por edhe sepse Fino nuk hynte tek intrasigjentët dhe gjatë fushatës për referendumin e kushtetutës të vititi 1994, ai ishte i vetmi bashkiak socialist që e priti Sali Berishën gjatë mitingut në qytetin e Gjirokastrës. Gojët e liga thonë se Berisha i kishte dosjet e kontrabandës.

Pas ikjes së Berishës, amerikanët menduan që të ishte ai kryeministër edhe për vitet në vazhdim, pasi Nanon e konsideronin tepër komunist. Por pas takimit të Finos me Ollbrajt, u kuptua se kapacitete e tij intelektuale ishin modeste dhe u skartua.

Që atëhere, qoftë për shkak të aureolës së të shkuarës e krijuar nga dashuria e turmave për njerëzit mesatarë, apo konjukturave brenda partisë, ka qenë deputet i vazhdueshëm i PS. E ka ndihmuar edhe fakti se rrallë e ka hapur gojën.

Në vitin 2013, Rama, si natyre alergjike ndaj tipave mediokër të cilët i suporton vetëm kur ka ndonjë interes apo i duhen si xhola në politikë, nuk donte ta kandidonte. Por Gaz Demi, presidenti aktual i Partizanit, një biznesmen i afërt me Ramën, në oborrin e të cilit Fino rrinte shumë, ndikoi që ta fuste në listë.

Prania e LSI në koalicion nuk e lejonte Ramën për të hapur luftë në të gjitha frontet. Duhet të vinte 2017-ta, kur tepsia mbeti në duart e tij, që ti mundësonte njerëzve të tij të synojnë FSHF. Dhe ja ku nxjerrin si maskot një personazh që jo vetëm nuk ka luajtur një ditë në nivel profesional; që nuk ka asnjë kualifikim të nevojshëm; por që edhe flet dhe thotë se e ndien veten të aftë të drejtojë FSHF pasi ka luajtur futboll me qendrën e punës. Pas kësaj çdokush në Shqipëri mund të kërkojë çfarëdo.

Që Armand Duka duhej të ikte për shumë arsye, këtë nuk ka avokat ta kundërshtojë. Por Shqipëria ka shumë ish sportistë me gjithë eksperiencat e duhura që mund të mbulonin këtë federatë dhe ti jepnin sportit dinjitet. ë

Me vendosjen e Bashkim Finos në krye të FSHF nuk kemi ndryshuar asgjë vetëm se një biznes do të kalojë nga një dorë tek tjetra. Por mbase fëmijët do fillojnë të merren më shumë me sport sepse nënat do t’iu thonë se është e vetmja rrugë që mos të bëhen si xhaxhi Bashkimi./dritare.net

Të këshilluara

"E urrej Vitin e Ri!"

*Nga Antonio Gramshi Çdo mëngjes, kur zgjohem sërish nën zymtinë e qiellit, ndjej se për mua sot është dita e Vitit të Ri. Prandaj i urrej këto vite të re...

23:11

Nuk është mëkat të kundërshtosh Albinin

Sa herë përmendet Lëvizja Vetëvendosje pashmangshëm të vjen ndërmend Albin Kurti. Njeriu i cili identifikohet me Vetëvendosjen, ashtu si Vetëvendosja me të. Por...

19:27

Kush janë hajnat që arrestuan Albin Kurtin

Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. Arrestimi I themeluesit të Vetëvendosjes ndodh në një moment politik shumë interesant. Partia e Hash...

17:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43