Flash

Cilat janë deputetët që kanë folur më shumë në Kuvend për këtë legjislaturë (Tabela)

Lapsi.al 13 January 2018
Cilat janë deputetët që kanë folur më shumë

Në datë 15 janar parlamenti do të ketë seancën e parë për këtë vit. Ndërkohë që qysh prej shtatorit kemi ndjekur 18 seanca plenare. Poe kush kanë qenë deputetët më të zjarrtë dhe që kanë diskutuar më shumë në sallën e kuvendit. Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Holandës, përmes database ëëë.deputetim.al ka monitoruar Kuvendim e Shqipërisë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017.

Të dhënat e tij paraqesin të gjithë aktivitetin parlamentar të deputetëve, angazhim në seanca e komisione, nisma ligjore dhe aktivitete publike, debatet dhe vendimmarrjet, problemet e transparencës dhe risitë pozitive. Të dhënat e monitorimit tregojnë se dy liderit politikë, Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD) kanë folur në 11 seanca parlamentare. Gjithashtu edhe deputetët Taulant Balla (PS), Edmond Spaho (PD) e Petrit Vasili (LSI), duke qenë kryetar të grupeve parlamentare, kanë pasur më shumë akses procedural sesa deputetët e tjerë.

Tabelat më poshtë paraqesin deputetët më aktiv dhe më pasiv në parlament, ata që kanë mbajtur fjalime të rregullta ose diskutime thelbësore në parlament si dhe ata që të vetmen fjalë në 3 muaj parlament kanë pasur fjalën “betohem” në seancën  e parë inauguruese. Siç shihet, vetëm 4 deputetë kanë përqindje të lartë angazhimi në parlament, janë Panariti (LSI), Tabaku (PD), Bushka (PS) dhe Berisha (PD). Secili prej tyre ka mbajtur fjalime në 9 seanca të rregullta, në total në 64% të punimeve të parlamentit. Pas tyre vijnë me 57% ose 8 fjalime 7 deputetë, nga të cilët 2 socialistë (Hysi e Kushi) dhe 5 demokratë (Spahia, Balliu, Bylykbashi, Pampuri e Gurakuqi). Akoma më tej vijnë 9 deputetë me nga 7 fjalime, ose me 50% të seancave plenare.

Interesant është se në këtë kategori nuk ka asnjë deputet të mazhorancës së majtë, por 6 deputetë nga PD dhe 3 nga LSI. Konkretisht, nga PD janë Salianji, Baçi, Murrizi, Meçorapaj, Shehu e Gjunkshi, kurse nga LSI Haxhinasto, Mehmetaj e Naço. Në tërësi rezulton se opozita ka pasur angazhim më të madh në fjalimet parlamentare, pavarësisht se një analizë e detajuar e përmbajtjes së fjalimeve dhe që do të publikohet në vijueshmëri nga ISP gjen mospërputhje midis numrit formal të fjalimeve dhe cilësisë së tyre në përmbajtje.

Tabela tjetër, ajo e deputetëve që nuk kanë pasur asnjë fjalim në parlament, është gjithashtu interesante. Aty gjenden 11 deputetë të PS (Xhindi, Kamani, Ndraxhi, Luzha, Harusha, Belba, Sterkaj, Suli, Rraja, Abazi dhe Bushaj), 3 deputetë të LSI (Çela, Rehovica e Tavo), 3 deputetë të PDIU (Rakipi, Muça e Xhina), si dhe deputeti i vetëm i PSD (Doshi). Siç shihet, në listën e të “pa angazhuarve” gjenden emra të njohur të politikës si ish-ministri Tavo, por edhe një numër i madh biznesmenësh që kanë hyrë në parlament në zgjedhjet e fundit ose vijojnë me mandatet e dyta apo të treta. Po ashtu në këtë kategori bëjnë pjesë edhe dy deputetët Rakipi e Rehovica, të cilët humbën mandatin në janar përmes vendimit të KQZ në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

[gallery columns="1" size="large" ids="266107,266108"]

 

Të këshilluara

Homazhe për valltarin Rexhep Çeliku (FOTO)

Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasi...

11:41

Rregulla të reja për importin e makinave

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blend...

11:33

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI