Flash

Artur Zheji: Basha bëri pakt me Ramën për të marrë 13 milionë eurot

Lapsi.al 13 January 2018
Artur Zheji: Basha bëri pakt me Ramën për të marrë 13

Fitoren e 13 milion eurove dëmshpërblim në gjykatën e Strasburgut nga investitorët dhe banorët e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, gazetari Artur Zheji e ka parë si një pjesë të strategjisë së Edi Ramës për të korruptuar rivalët e vet. Zheji në 360gradë shkruan se kundërshtarët e Ramës sot ndihen kokëulur, idhtarët e opozitës nuk shohin ndonjë epërsi të liderit të tyre ndaj kryeministrit  dhe ngre pikpyetjen se mos ky është fundi i PD: "Rama, në strategjinë e vet të pushtetmbajtjes, është bërë tashmë një mjeshtër i madh, në korruptimin e shpirtrave njerëzorë dhe në korruptimin e kundërshtarëve të tij politikë në rradhë të parë. Në këtë grackë, duket se ka rënë edhe Basha dhe jo vetëm kësaj rradhe. Sepse tundimi është i madh dhe sepse shpresa që ky popull, është kështu si është, të gjithë aktorët politikë mendojnë shumë dukshëm për xhepin e fryrë të ekonomisë së tyre familjare.

Prandaj edhe demokratët janë më së shumti të trishtuar, sepse kryeminstri “armik” u nxorri dukshëm transaksionin shumë milionësh dhe do ta paguajë këtë 13 milionësh në euro, me qejf të madh dhe me jehonë të madhe, duke e shndrruar në një katastrofë të re elektorale për kundërshtarin politik" shkruan ai.

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI