Flash

Shpjegimi i mjekut/ Pse vdiqën 10 foshnja në maternitetin Koço Glozheni

Lapsi.al 12 January 2018
Shpjegimi i mjekut/ Pse vdiqën 10 foshnja në maternitetin Koço

Një ditë më parë, deputeti demokrat Bardh Spahija bëri një denoncim të frikshëm. Sipas tij, 10 foshnja kishin vdekur ditët e fundit në maternitetin ‘Koço Glozheni’ për shkak të mungesës së inkubatorëve.

“Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë.

Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë” sipas Bardh Spahisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar së fundi dhe mjeku i maternitetit ‘Koço Glozheni’, Agron Delilaj. Ai pranon vdekjet e fëmijëve, por jep arsyet se pse kanë vdekur këto foshnja. Delilaj thotë se deputeti Spahia po përhap panik të pakuptimtë, ndërsa i jep një këshillë që të bëhet më serioz e të mos bëjë këto veprime për përfitime të ulëta.

‘Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimte te popullata për përfitime të ulëta, në radhe të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që të ju e vë në dyshim se jeni.

Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barrë gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi.

Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare’ - shprehet mjeku Agron Delilaj.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI