Flash

“Prostitutë e Putin”, protestuesja sulmon presidentin Çek (VIDEO)

Lapsi.al 12 January 2018
“Prostitutë e Putin”, protestuesja sulmon presidentin

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”, derisa ai ka qenë duke votuar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Duke thirrur disa herë kështu, gruaja vrapoi drejt Zemanit në një qendër votimi në Pragë, përpara se të largohej nga rojet e tij.

Femen, një grup ndërkombëtar i feministeve, tha në ueb-faqen e tij se gruaja është Angelina Diash, shtetase e Ukrainës.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer shpejt për të votuar. Ai garon për mandatin e dytë presidencial.

Zeman ka shkaktuar polemikë duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke ngrohur marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur shumë në Evropë druajnë se Moska po ndërhyn në zgjedhjet dhe çështjet e tjera në Perëndim.

Kandidatët e tjerë për president të Çekisë përfshijnë tekstshkruesin Michal Horacek, ish-kryeministrin e krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto./rel

Të këshilluara

Në Rusi kush voton fiton … një iPhone

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars në zgjedhjet e përgjithshme do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad. Mediat vendase i refer...

19:54

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI