Flash

Presidenti i KE: Historia e Ballkanit më dramatike se skenari i ‘Game of Thrones’

Lapsi.al 12 January 2018
Presidenti i KE: Historia e Ballkanit më dramatike se skenari i ‘Game

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh sot se historia e Ballkanit është më dramatike dhe interesante se skenari i serialit televiziv “Game of Thrones” (Loja e froneve).

Tusk shtoi se BE dëshiron që e ardhmja e rajonit të Ballkanit të jetë më pak e ngjashme me skenaret dramatikë.

“Historia e Ballkanit është më dramatike dhe interesante se skenari i serialit televiziv ‘Games of Thrones’, edhe pse nuk ka dragonj në të. Ne duam që tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit të jenë më pak të ngjashme me skenaret dramatike. Stabiliteti, siguria, prosperiteti, kjo është ajo që meritojnë popujt e të gjithë rajonit. Qëllimi i Bashkimit Europian është të ndihmojë që ky skenar të bëhet realitet” - tha Tusk gjatë fjalës së tij në kryeqytetin e Bullgarisë.

“Game of Thrones” është një ndër serialet më të ndjekur televizivë të momentit, suksesin e të cilit ekspertët e lidhin me intrigat, kurthet dhe vllazëritë e personazheve dhe vendeve, ku pushteti është qëllimi final.

©LAPSI.AL 

_99222726_tusk_reuters

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI