Flash

Plumba vajzës që donte në Divjakë, zbulohet lidhja e gjakut mes të rinjve

Lapsi.al 12 January 2018
Plumba vajzës që donte në Divjakë, zbulohet lidhja e gjakut

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në Babunjë të Divjakës, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste me breshëri plumbash vajzën që donte. Burime të ‘Neës 24’ bëjnë me dije se dy të rinjtë kishin lidhje gjaku, ndërsa thuhet se janë kushërinj të dytë.

Bajram Krasniqi (me origjinë nga Kosova) ishte i lidhur me 14-vjeçaren që qëlloi me kallashnikov.

SI NISI KONFLIKTI

22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur që e kishte edhe kushërirë të afërt. Po ashtu, bëhet e ditur se dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është ‘tërbuar’ nga inati.

“Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”, kështu mësohet t’i ketë thënë 22-vjeçari të miturës. Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë. “Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banor tjetër përreth. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI