Flash

Me ardhjen e Markut ndryshon edhe faqja e Prokurorisë: Denonconi…

Lapsi.al 12 January 2018
Me ardhjen e Markut ndryshon edhe faqja e Prokurorisë: Denonconi…

Në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme është publikuar një njoftim ku i bëhet thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo lloj afere korruptive të prokurorëve, por edhe zyrtarëve në institucione të tjera.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucionin publik, të denoncojnë në këtë adrese postare”, - thuhet në shënimin e prokurorisë.

Ky apel ndaj qytetarëve vjen rreth 1 muaj pasi Arta Marku ka marrë detyrën e kryeprokurores së përkohshme. Pa humbur kohë, Marku ka nisur një fushatë shkarkimesh dhe transferimesh shumë të kontestuar dhe kundërshtuar, të prokurorëve në të gjithë vendin. LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI