Flash

Hahn i përgjigjet SYRIZA-s: Tekstet shkollore, çështje dypalëshe Shqipëri-Greqi

Lapsi.al 12 January 2018
Hahn i përgjigjet SYRIZA-s: Tekstet shkollore, çështje

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga dy eurodeputetët e partisë qeveritarë “Syriza” për hartat etnike dhe irredentiste, që siç theksojnë ata përmbajnë librat shkollore të Shqipërisë.

Pas pyetjes së eurodeputetëve të “Syriza”-s ndaj tij dhe zv.presidentes së KE-së e njëkohësisht shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, se “deri në çfarë mase këto harta që propagandojnë idenë e një Shqipërie të Madhe dhe që përmbajnë territore të vendeve fqinje, përfshirë Greqinë, rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, Hahn në deklaratën e tij thekson:

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente themelore të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të zgjerimit të BE-së, ndaj dy shtetet duhet të përballojnë sa më shpejt çështjet për të cilat ndajnë mendime të ndryshme”.

Siç nënvizon gazeta proqeveritare greke “AYGI”, që publikon përgjigjen, pa marrë anën e askujt Hahn thotë se ekziston një komision i veçantë greko-shqiptar që merret me rishikimin e teksteve shkollore.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit, raportet e vitit 2016 tregojnë se, përgjithësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten pozitive, me vizita të shpeshta të nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e fundit të ministrave të Jashtëm në Kretë.

Komisioni Europian – sipas Hahn – gjithashtu vë në dukje se të dyja vendet kanë diskutuar krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përballimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura./tch

Të këshilluara

Fundjava sjell dëborë dhe reshje shiu

Meto Alb ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë nga kur ndryshimet fillojnë që mëngjesin e të shtunës. Kështu: Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjelli...

19:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI