Flash

FOTOT/ Gjesti i pazakontë i Donald Lu pas bisedës me Fatmir Xhafajn

Lapsi.al 12 January 2018
FOTOT/ Gjesti i pazakontë i Donald Lu pas bisedës me Fatmir Xhafajn

Takimi me Fatmir Xhafajn në Ministrinë e Brendshme e ka lënë të entuziazmuar Donald Lu-në. Nga Ministria e Brendshme, ambasadori amerikan doli i qeshur në fytyrë. Madje kur pa kamerat dhe fotografët që e prisnin poshtë, bëri një veprim të pazakontë. I zgjatur dorën dhe përshëndeti policin që e nderonte në hyrjen e ministrisë.

Se çfarë bisedoi Donald Lu me Fatmir Xhafajn nuk dihet sakësisht. Me siguri që nuk ishte tema e "Vetingut në polici" që e impresionoi kaq shumë ambasadorin amerikan (ashtu siç pritet të thuhet në njoftimin zyrtar të takimit).

Gjasat janë që mes Xhafës dhe ambasadorit amerikan të jetë folur për “kulinarinë”, më saktë për gatimin e peshqve të mëdhenj, që Donald Lu ka premtuar se do të kapen në këtë Janar. Fatmir Xhafaj për momentin kontrollon policinë dhe prokurorinë. Ai ka mundësi t'i premtojë shumë ambasadorëve, por gjithsesi mbetet për t'u parë çfarë do të sjellin ditët e mbetura të Janarit. Deri tani, asgjë nuk ka ndodhur.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI