Flash

Denoncimi/ Invalidët ende nuk e kanë marrë marrë pagesën e muajit dhjetor

Lapsi.al 12 January 2018
Denoncimi/ Invalidët ende nuk e kanë marrë marrë

Mbrëmjen e së enjtes, “Fiks Fare” solli denoncimin e disa invalidëve, të cilët nuk kishin marrë ende pagesën e invaliditetit për muajin dhjetor. Denoncimet ishin si nga qyteti i Durrësit, ashtu edhe nga ai i Lezhës. Halil Kapseri nga Durrësi, invalid pune, ankohet se nuk ka marrë pagesën e invaliditetit për muajin dhjetor 2017, rreth 3.300 lekë. Pagesë kjo, që zakonisht merret në fund të çdo muaji, ose në ditët e para të muajit pasardhës.

Së bashku me gazetarët e emisionit “Fiks Fare”, ata iu drejtuan Njësisë Administrative Nr. 3, për të kuptuar se ku qëndronte problemi. Zyrtaren nuk e gjetën në vendin e punës, por kolegët e saj u thanë se ndoshta kishte lëvizur për ndonjë inspektim. Kështu, gazetarët kontaktuan me inspektoren e ndihmës sociale, e cila u pohoi se pagesat e invaliditetit nuk janë kryer, pasi nuk është liruar fondi. Ajo sqaroi se, zakonisht këto pagesa kryen në fund të muajit, apo në ditët e para të muajit pasardhës, por që është punë orësh dhe pagesa e invalidëve.

Një ditë më vonë, gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan sërish qytetit të Durrësit dhe së bashku me zotin Kapseri i drejtohen një bankomati. Llogaria e invalidit ishte bosh edhe pas një dite tjetër, pagesa e tij nuk kishte kaluar ende. I përlotur, ai i bën apel shtetit t’i kthejë sytë nga kjo shtresë. Të njëjtën situatë, gazëtarët e “Fiks Fare” hasën edhe në Lezhë, ku invalidët e punës në këtë qytet ende nuk kanë marrë pagesën. Edhe pse 10-ditëshi i dytë i muajit janar, zoti Luigj Gjolaj ende nuk ka marrë pagesën e invaliditetit të muajit dhjetor, duke theksuar se çdo vit ka pasur vonesa.

“Muaji dhjetor gjithmonë ka qenë problematik dhe pagesat janë vonuar shumë”, shprehet Gjolaj. Përveç 3.300 lekëve, ai nuk ka marrë as pagesën e shoqëruesit. Në një intervistë për “Fiks Fare”, drejtori i Mirëqenies Sociale në Bashkinë Lezhë, Jakë Pjetri pohon se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosçeljes së fondit nga ana e Thesarit. “Na është thënë se javën tjetër do të çelet fondi dhe ne do bëjmë pagesat e invalidëve”, thekson Pjetri. “Fiks Fare” mësoi se kjo situatë ka një shtrirje më të madhe, teksa invalidët ende nuk janë paguar edhe në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që mësohet së një pjesë e tyre kanë dy ditë që i kanë marrë në Shkodër, Dibër dhe Tiranë

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI