Flash

Deklarata për “vende të ndyra” në Afrikë, OKB e quan Trump racist

Lapsi.al 12 January 2018
Deklarata për “vende të ndyra” në Afrikë, OKB e

Zëdhënësi i të drejtave të njeriut në OKB sulmoi Donald Trump-in se po ‘hedh poshtë shumë vende dhe kontinente’ me komentet e tij raciste në Zyrën Ovale.

Një ditë më parë Trump tha në një takim me kongresmenë se SHBA duhej të pranonte më shumë emigrantë nga Haiti dhe ‘vende të ndyra’ në Afrikë se sa të pranonte emigrantë nga vende si Norvegjia.

“Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret veçse racist”, - tha zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville gjatë një konference për shtyp në Gjenevë ndërsa u pyet rreth komenteve të Trump në takimin e djeshëm me kongresmenët.

“Nuk mund të quash vende të tëra dhe kontinente ‘të ndyra’, popullsitë e të cilave, që nuk janë të bardha, nuk janë të të mirëpritura”,- shtoi ai.

Unioni Afrikan tha se ishte i alarmuar nga komentet e Trump.

“Duke marrë parasysh realitetin historik se shumë afrikanë arritën në Shtetet e Bashkuara si skllevër, kjo deklaratë është jashtëzakonisht surprizuese pasi Amerika mbetet një shembull global sesi emigracioni solli një shtet të ndërtuar mbi vlerat e forta të diversitetit dhe mundësisë”, - tha zëdhënësja e unionit Ebba Kalondo.

Kongresi Kombëtar Afrikan i quajti komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë ‘jashtëzakonisht ofenduese’.

Të këshilluara

“Bisedimet mes dy Koreve meritë e Trump”

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i njohu meritën presidentit amerikan, Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij me fqinjët veriorë...

15:54

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI