Flash

Aksident me autobus, tre të vdekur dhe 45 të plagosur

Lapsi.al 12 January 2018
Aksident me autobus, tre të vdekur dhe 45 të plagosur

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti që ndodhi sot mes një autobusi dhe një veture në Horomerice (lagje në periferi të Pragës), njoftoi policia çeke.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova. Sipas një bilanci të ri, aksidenti ka shkaktuar gjithashtu edhe 45 të plagosur, mes të cilëve pesë në gjendje të rëndë. Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus.

Të këshilluara

Në Rusi kush voton fiton … një iPhone

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars në zgjedhjet e përgjithshme do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad. Mediat vendase i refer...

19:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI