Flash

17-vjeçarja vrau veten me pistoletë, flasin prindërit: Nuk ka patur shqetësime, e lamë në gjumë

Lapsi.al 12 January 2018
17-vjeçarja vrau veten me pistoletë, flasin prindërit: Nuk ka

Prindërit e vajzës 17-vjeçare, me inicialet E.T. që i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb në gjoks, kanë mbetur të shokuar kur mësuan për ngjarjen e rëndë. Ata jane tmerruar kur kane pare vajzen e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit. Prinderit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë.

“Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, - janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI