Flash

Sherr mes Edi Palokës dhe Taulant Ballës në Konferencën e Kryetarëve

Lapsi.al 11 January 2018
Sherr mes Edi Palokës dhe Taulant Ballës në Konferencën e

PD e braktisi sot mbledhjen e konferencës së kryetarëve, si dhe kërkoi shkarkimin e kreut të Kuvend. Por në këtë konferencë ka patur edhe incidenti. Sipas BW, një incident ka ndodhur gjatë momentit kur demokratët po braktisnin sallën. Ka qenë nënkryetari demokrat Edi Paloka ai që u ka kërkuar kolegëve të largohen pasi po hasnin në refuzimin e socialistëve dhe të kryetarit të Kuvendit, i cili nuk dha një përgjigje për kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij. Kryetarit i Kuvendit mësohet t’i jetë drejtuar me fjalët: “Pse po ikni?”

Debati:

Paloka: Ti nuk po reagon. Mos mendoni pse jemi këtu dhe gjithçka mund ta drejtoni si normalisht. Ne vërtet duam t’i kthejmë normalitetin dhe dinjitetin Parlamentit. Ty tu tha se ke shkelur Kushtetutën, që ke shkelur rregulloren dhe ti je përgjegjës direkt. Të thashë ti je i përdorur nga Edi Rama dhe nuk po reagon.

Ruçi: Ja pra ju nuk po më lini të reagoj.

Paloka: Të kishe reaguar. Të është kapur kryetari i grupit duke vjedhur votat e opozitës dhe t’i hesht…

Taulant Balla mësohet se nuk ka qëndruar indiferent ndaj akuzave të kundërshtarit politik. Fjalët e socialistit nuk janë dëgjuar mirë dhe Paloka ka kërkuar të dijë se çfarë tha.

“Ta bësh me shkrim”, mësohet t’i ketë thënë Balla, kolegut demokrat. Në këto momente mësohet e Paloka i është afruar kryetarit të grupit socialist dhe e ka sharë dhe më pas është larguar bashkë me kolegët demokrat nga salla.

Përplasja mes Edi Palokës dhe Taulant Ballës ka vijuar edhe në rrjetet sociale. Menjëherë pasi Balla postoi në Instagam, një foto të karrigeve bosh të demokratëve shoqëruar më mbishkrimin, “Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka frikë nga drejtësia”, - ka ardhur kundërpërgjigjia e Palokës në Facebook.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI