Flash

Sa milionë euro i ka kushtuar shqiptarëve kjo foto e Zahos me Ramën?

Lapsi.al 11 January 2018
Sa milionë euro i ka kushtuar shqiptarëve kjo foto e Zahos me

Pikërisht atje ku gjatë pushtetit të Berishës ngrihej pallati pompoz i Lulzim Bashës, në Vlorë, Edi Rama vendosi të mbyllë fushatën e tij elektorale. Kjo foto duke luajtur me të birin e tij Zahon i takon datës 24 qershor 2017. Simbolika qe e qartë. Pallati i pushtetit të vjetër, të cilit Rama i vuri tritolin dhe e hodhi në erë, qe shenja evidente se kush i kishte në dorë frenat e vendit. Aty, në breg të detit, ku supozohej të luanin dy vajzat e Lulzim Bashës, Dafina dhe Viktorja, një ditë para zgjedhjeve po luante futboll Zaho, në vendin të cilën i ati i tij e shndërroi nga një gërmadhë e pallatit të shkatërruar në një fushë futbolli në fund të lungo mares.

Po kjo simbolikë e egër që mëtoi t'u tregojë shqiptarëve një ditë para zgjedhjeve se kush e kishte pushtetin dhe fuqinë, ka rezultuar me një faturë të kripur për taksapaguesit shqiptarë. Sepse një vendim i prerë i gjykatës të të drejtave të njeriut në Strasburg, e ka dënuar shtetin shqiptar të paguajë 13.1 milionë euro për prishje të paligjshme të atij pallati. Të tetë gjygjtarët e Strasburgut e kanë quajtur unanimisht si të padrejtë vendimin personal të Edi Ramës, madje duke vërtetuar se proceduarat për shpronësimin e ndërtuesve dhe banorëve ishin bërë ende pa pasur një projekt se ku do të ndërtohej vepra publike që do të merrte emrin Lungo mare.

Nga vendime të tilla arbitrare dhe të papërgjegjshme shteti shqiptar rrezikon të humbasë në gjykatat ndërkombëtare rreth 2 miliardë USD (sips shifrave të avokatit të shtetit) dhe pjesën e luanit të kësaj shifre marramendëse e zë një tjetër vendim personal i Ramës, ai për të mbyllur dhe sekuestruar investimet dhe televizionin e biznesmenit italian Francesco Bechetti. 

Këto borxhe maramendëse pritet të rëndojnë mbi të ardhmen e brezave të nesërm dhe të vetë Zaho Ramës, duke e bërë jetën e tyre më të vështirë, nëse prindërit nuk u lënë aq trashëgimi sa të mos pyesin për këto shifra.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI