Flash

Nëse nuk regjistroni banesën deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike

Lapsi.al 11 January 2018
Nëse nuk regjistroni banesën deri më 30 janar 2018 do t’ju

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paralajmëron të gjithë individët që nuk bëjnë regjistrimin e adresës deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike. Në një njoftim të shpërndarë për mediat OSHEE bën të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

“Një qytetar, një adresë”, është nisma në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE.

Projekti i cili ka nisur punimet në marsin e vitit të kaluar parashikon që të bëjë regjistrimet falas për individët në 6 mujorin e parë. Ndërkohë, pas këtij afati regjistrimet do të bëhen me pagesë dhe nëse nuk bëhen parashikohen gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores. Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm. Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”, - bën me dije OSHEE.

Të këshilluara

Peshkatarët kapin një peshkaqen në Durrës

Një gjah i pazakontë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Durrës.  Eshtë fjala për një peshkaqen të madh i cili u kap rreth 10 milje larg bregut të detit. Peshk...

22:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI