Flash

Marrëveshja bërthamore me Iranin, shansi i fundit për t’i ndërruar mendjen Trump

Lapsi.al 11 January 2018
Marrëveshja bërthamore me Iranin, shansi i fundit për t’i

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se BE dëshiron të ruajë marrëveshjen bërthamore të Iranit, që e pengon atë të zhvillojë një arsenal bombash të rrezikshmërisë së lartë.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit që t’a konsiderojë këtë marrëveshje si çështje të ndarë nga roli i Iranit në luftën e Sirisë.

Ky koment i Gabriel vjen një ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të Iranit, Britanisë dhe Francës, që do zhvillohet në Bruksel dhe do drejtohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Fuqitë europiane pritet që ditën e nesërme të sigurojnë Iranin se janë të përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore, pavarësisht qëndrimit të SHBA-së.

Presidenti Donald Trump është shprehur vazhdimisht kundër kësaj marrëveshjeje. Sipas Trump, Irani vazhdon fshehurazi punën me armët bërthamore dhe marrëveshja nuk ka siguruar asgjë.

Nesër pritet konfirmimi definitiv i qëndrimit që do të mbajë Uashingtoni. Fuqitë europiane i frikësohen skenarit të paralajmëruar nga Irani se, nëse SHBA tërhiqet nga marrëveshja, Teherani do të veprojë njësoj.

Kjo do të thoshte për Iranin një rivendosje të sanksioneve ndërkombëtare. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

“Bisedimet mes dy Koreve meritë e Trump”

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i njohu meritën presidentit amerikan, Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij me fqinjët veriorë...

15:54

Protestat në Iran, CIA mohon përfshirjen

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka mohuar çdo përfshirje të shërbimit të inteligjencës amerikane në demonstratat që tronditën Iranin ditët e fundit, duke mohuar a...

19:56

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI