Flash

Lubonja: Kamikazja Arta Marku në shërbim të çiftit Rama-Lu

Lapsi.al 11 January 2018
Lubonja: Kamikazja Arta Marku në shërbim të çiftit Rama-Lu

Fatos Lubonja nuk ka nguruar ta etiketojë prokuroren e përkohëshme Arta Marku si një kamakize që po i shërben interesave të çiftit Edi Rama Donald Lu. Sipass tij ajo po bën gati të hedhë në det rrjetën që do të kapë “Peshqit e mëdhenj” që do të justifikojnë objektivat e shpalluar nga kryeministri dhe ambasadori amerikan. Sipas shkrimit të Lubonjës në Panorama (lexoje poshte shkrimin te plote), Rama interesohet për “suksesin” e reformës në drejtësi për ta përdorur atë si justifikim se gjërat që nuk kanë ecur deri më tani i kanë penguar të liqtë e infiltruar në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa për ambasadorin amerikan që analisti e shikon si një diplomat të lidhur me lobet pro Ramës në amerikë dhe me ndonjë hall me drejtësinë shqiptare si në rastin e “Bankers Petrolium”, ai mendon se bën pjesë në aradhën e madhe të një grupi ndërkombëtarësh të cilët duan të justifikojnë fondet e shpenzuara në një vend si Shqipëria duke thënë: ja më në fund e kryem reformën në drejtësi në këtë vend të vështirë.

Dhe me një figurë imagjinare Lubonja e ka përshkruar tepër ironikisht fundin e kësaj fabule. Rrjeta e hedhur nga Arta Marku do të kapë më në fund dy peshq të mëdhenj, ata do të fotografohen dhe në fund e gjithë bota perendimore do të thërrasë: “bravo Shqipëria, bravo Rama, Bravo Lu”. Dhe pastaj të gjithë do tw harrojnë çështë diskutuar deri më tani: "Do të thoni ju, po dosja Rama – Tahiri e kthimit të vendit në narkoshtet, po drejtorët e Policisë trafikantë droge të arratisur, po koncesionet kriminale të Ramës, po kullat si pastrim i parave të

drogës, po votat e blera me para të pista, po shqiptarët që ikin me vrap nga vendi. Harrojini sa më shpejt këto, historinë e bëjnë fitimtarët. Tani s’na ka mbetur, veçse të themi: e gëzofshim reformën “ramalu”!

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI