Flash

Fino e bën zyrtare: Hyj në garë me Dukën, por ai ka më shumë favore

Lapsi.al 11 January 2018
Fino e bën zyrtare: Hyj në garë me Dukën, por ai ka më

Ish-kryeministri Bashkim Fino, sot deputet i Partisë Socialiste e ka zyrtarizuar atë që flitej prej kohësh, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ai tha se do të hynte në garën për kreun e FSHF-së pasi këtë ia këishin sugjeruar miqtë prej kohësh.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit dhe miq të mi më kanë kërkuar të jem pjesë e futbollit. Kam marrë pjesë në shumë debate për sportin dhe në shumë emisione. Them se me platformën që kam përgatitur me stafin tim” – tha Fino duke bërë menjëherë më pas një kritikë për mënyrën se si po zhvillohet gara.

“Është një kohë e shkurtër fushate. Duhen ndryshuar disa gjëra. Për të bërë një fushatë për president apo komitet do të ishte mirë që të bëhej një Asamble që të zyrtarizoheshin kandidatët dhe të paraqitej një datë tjetër për zgjedhjet dhe koha të ishte e barabartë dhe të shkonim te 54 anëtarët e asamblesë duke bërë fushatë në kohën e duhur” – tha Fino duke shtuar.

“Duka ka një avantazh. Unë nuk jam në të njëjtin nivel me të. Nuk më ka lënë kohë për të bërë fushatë” – tha Fino. /lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Koha kur Bashkim Fino luante futboll

Bashkim Fino pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kreun e FSHF-së. Deputeti i Partisë Socialiste njihet si tifoz i futbollit pasi për shumë kohë është parë të...

19:49

Icardi te Real, Inter i kërkon takim Wandës

Ka sinjale alarmi përreth Interit. Mediat shkruajnë për lëvizje konkrete të Real Madrid që nuk i ka fshehur synimet për të bërë të vetin sulmuesin argjentinas M...

10:28

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI