Flash

Kush është deputetja e Fierit që pritet t'i zërë vendin Bashkim Finos në Kuvend

Lapsi.al 11 January 2018
Kush është deputetja e Fierit që pritet t'i zërë

Deputeti socialist, Bashkim Fino pritet të kandidojë për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për shkak të kësaj kandidature ai duhet të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit, duke ia lënë vendin personit pasardhës në listën e PS në Fier. Karrigen e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, referuar listës emërore të kandidatëve.

Ajo është Gentiana Cakrani, e cila renditet e 11-a në listën emërore. Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe është shumë aktive në radhët e PS-së në këtë zonë.

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI