Flash

Fino “godet” Dukën: Federata përgjegjëse për trukimet dhe stadiumet bosh

Lapsi.al 11 January 2018
Fino “godet” Dukën: Federata përgjegjëse për

Bashkim Fino, kandidati i Armando Dukës për kreun e FSHF-së ka “veshur dorezat” që në nisje të fushatës. Gjatë intervistës për emisionin “Rubrika sportive” në RTSH, Fino nuk i kurseu akuzat për federatën.

“Trukimet? Kush i ka parë ndeshjet e fundit në Superligë i ka ardhur turp. Kush vjen në stadium të shohë ndeshje kur të gjithë e dinë që ajo shohin është teatër. Kush e ka përgjegjësinë por organizmin e lojës? E ka federata.

“Gjithçka ka të bëjë me infrastrukturën ku luhet futbolli. Është bërë shumë në këto vite, por çfarë po ndodh? Çdo ekip i superiores do të ketë fushë stërvitore. Të bëjë stërvitje në fushë optimale. Çdo president do të ketë transparencë për fondet që do të shpërndajmë. Do të ketë shpërndarje gjeografike për fondet” - tha Fino.

“Arbitrat? Duhet të ngrihet Liga Profesioniste dhe ajo Amatore. Duhet të caktohen arbitrat nga vetë Liga. Federata duhet të merret vetëm me menaxhimin dhe politikat, por jo me arbitrat”.

Fino bën edhe një propozim për kufizim të mandateve të kreut të FSHF-së.

“Unë jam për kufizim të mandatit. Unë jam për 2 mandate. UEFA e ka bërë për 3 mandate për kreun e saj. Unë do të propozoj sapo të zgjidhem se do të qëndroj vetëm 2 mandate. Çfarë mund të bësh më shumë se 8 vjet në një detyrë?

Në 2 mandate unë premtoj se do të 5 stadiume si Arena Kombëtare si ai i Elbasanit. Në Vlorë në Korçë, etj. Ku do t’i gjej lekët? Bashkë me qeverinë, por edhe nga të ardhurat e FSHF-së sepse ai institucion ka të ardhura” – tha Fino./lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Koha kur Bashkim Fino luante futboll

Bashkim Fino pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kreun e FSHF-së. Deputeti i Partisë Socialiste njihet si tifoz i futbollit pasi për shumë kohë është parë të...

19:49

Icardi te Real, Inter i kërkon takim Wandës

Ka sinjale alarmi përreth Interit. Mediat shkruajnë për lëvizje konkrete të Real Madrid që nuk i ka fshehur synimet për të bërë të vetin sulmuesin argjentinas M...

10:28

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI