Flash

Fillon fushata/ Duka i fut kunjën e parë Bashkim Finos

Lapsi.al 11 January 2018
Fillon fushata/ Duka i fut kunjën e parë Bashkim Finos

Eshtë ende dita e parë e fushatës për presidentin e ardhshëm të FSHF-së, por Armando Duka nuk ka nguruar të vërë gishtin mbi plagën më të nxehtë të rivalit të tij Bashkim Fino (lexo shkrimin e pare poshte), qenien e tij si deputet mbështetës i qeverisë. Duke e ditur që FIFA dhe UEFA janë tejet fanatike në ruajtjen e pavarësisë së futbollit nga politika, kreu 16 vjeçar i kësaj federate ka thënë se nuk e sheh konkurentin e tij si sekretarin organizativ të PS-së. "Eshtë një personazh i jetës publike shqiptare. Një ish-kryeministër, deputet i Partisë Socialiste, madje edhe Sekretar Organizativ i saj. Gjithsesi unë do të doja ta shikoja jo si një nismë të Sekretarit Organizativ të PS-së, por si nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin. Duhet ta shoh dhe dua ta shoh kështu këtë garë deri në fund" ka thënë ai për televizioni Top Channel që duket se është rreshtuar hapur pro Dukës.

Por megjithëatë gjuha e presidentit aktual të FSHF është një gjuhë e dyfishtë. Nga njëra anë ai do të theksojë për publikun se PS po tenton të marrë edhe futbollin duke u përpjekur kështu të vërë alarmin për një fenomen që vërehet vetëm në ish republikat sovjetike gjysëm diktatoriale.

Por nga ana tjetër Duka e di se duke qenë se votat më të mëdha në asamblenë e futbollit i kanë bashkitë dhe ato janë kryesisht të kontrolluara nga socialistët, një kandidat i mbështetur nga Rama (lexo shkrimin e dyte poshte) do ta kishte humë të lehtë fitimin e kësaj gare. Ndaj ai është munduar të mos e paraqesë këtë sfidë si një vullnet të kryeministrit, por si një  "nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI