Flash

Facebook mbyll shërbimin e njohur: Ishte thjesht eksperiment

Lapsi.al 11 January 2018
Facebook mbyll shërbimin e njohur: Ishte thjesht eksperiment

Rrjeti më i madh social “Facebook” i ka dhënë lamtumirën asistentit virtual “Facebook M”, i cili ishte prezantuar në gushtin e 2015-së, shkruan BBC.

Ky asistent virtual ishte i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u prit të debutonte në tërë botën,  por kompania këtë të Mërkure tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe thjeshtë kishte qenë eksperiment.

“Facebook M” u përshkrua si një ndihmës personal i Siri që mund të përdoret për të kryer funksione të rezervimit të restoranteve, fluturimeve dhe dërgimit të dhuratave.

Facebook pritet të vazhdojë të ofrojë aspekte të shërbimit përmes sugjerimeve, një shërbim që ofron rekomandime për përdoruesit përmes “Facebook Messenger”.

“Ne filluam këtë projekt për të mësuar se çfarë njerëz nevojiten dhe pritet nga një asistent dhe kemi mësuar shumë, do të vazhdojmë të jemi shumë të kënaqur me performancën e sugjerimeve “Facebook M” në “Facebook Messenger”, të mundësuar nga mësimet tona nga ky eksperiment”, tha një zëdhënës i shërbimit të Facebook-ut për BBC. 

Të këshilluara

“Bisedimet mes dy Koreve meritë e Trump”

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i njohu meritën presidentit amerikan, Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij me fqinjët veriorë...

15:54

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI