Pas vendimit të gjykatës së Strasburgut, se qeveria duhet të dëmshpërblejë me 13 milion euro pallatin e njohur si të ‘vjehrrit të Lulzim Bashës’, Sali Berisha shkroi në Facebook se shqiptarët rrezikojnë të paguajnë plot 2 miliard euro gjoba nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe gjykatat e shteteve të huaja. Sipas Berishës, kjo shpjegohet me vendimet e Edi Ramës, të cilat i cilëson si ‘shfryrje urrejtje shtazore ndaj kundërshtarit politik’.
©LAPSI.AL
POSTIMI I SALI BERISHËS:
Nuk eshte 13 milione por 2 miliarde euro gjoba e urrejtjes patologjike te skizofrenit Edi Rama per shqiptaret!
Te dashur miq, javet e para te instalimit ne pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryre urrejtjen shtazore ndaj kundershtarit politik dhe rrafshuar ne kundershtim flagrant ne Vlore nje pallat te tere vetem se aksioner ne ndertimin e tij ishte vjehrri i kryetarit te opozites. Pallati ishte ndertuar ne truall privat ne perputhje me planin e qytetit me leje te rregullt te kryetarit socialist te Bashkise se Vlores dhe nuk kishte asnje lidhje me projektin e Lungomares por vetem me urrejtjen kafsherore te pakontrolluar te paranojakut me kartel klinike te botuar, ndaj kundershtarit politik.
Duke pershendetur kete vendim te Gjykates Europiane te Strasburgut informoj shqiptaret se ky eshte vetem fillimi sepse gjobat qe Shqiperia po merr e do te marre nga arbitrazhet nderkombetare dhe Gjykatat e vendeve te medha si dhe gjykata e Strasburgut arrijne qe tani, sipas disa burimeve te besueshme, ne mbi 2 miliard euro.
Ju siguroj se kjo shume, qe ka lidhje vetem me kater vitet e shkuara do rritet me shpejtesi çdo jave dhe muaj qe Noriega qendron ne pushtet. Gjobat e urrejtjes te te semurit psiqik ne krye te ekzekutivit jane nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare regjimin e tij! Sb