Me anë të një postimi në rrejtin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur listën me ‘rekordet e zeza’ të kreut të ekzekutivit Edi Rama. Berisha shkruan se këto 100 ditë ishin dhe ditët e rekordeve me të zeza, me dramatike në historinë e pluralizmit shqiptar. Ai shprehet se Rama realizojë ëndrrën e tij, që të bëhej në mënyrë antikushtetuese kryeprokuror i vendit. Po ashtu Berisha e akuzon Ramës së nxori Orest Sotën nga burgu, i ktheu pasapotën Tahirit, mbylli dosjen e të vëllait, dosjen Xibraka, atë të Vangjush Dakos is dhë të ministrave të tij .
100 ditet e rekordeve me te zeza te Edi Rames sipas Berishës:
1- Aferes Tahiri-Habilaj, ne te cilen antimafia italiane faktoi me regjistrimet e saj se ministri i brendshem i narko-shtetit shqiptar ishte anetar kryesor i bandes famoze te trafikut te droges Habilaj dhe se
2- Edivini, pas kercenimit publik te Saimir Trafikut, bllokoi drejtesine dhe nuk lejoi arrestimin e tij duke deshmuar se ishte skllav i dosjeve te veta si ajo e Xibrakes dhe faktoi se ne Shqiperi ishte vendosur ne menyre perfundimtare Narko-shteti.
3- Po lidhur me aferen Tahiri – Habilaj u arrestua ne Elbasan Orest Sota duke transportuar Tahirin dhe miliona euro te ketij te fundit.
3- Rama perseri fshehu pranine e Tahirit ne makinen e Sotes
4- Operacioni “Forca e Ligjit” u faktua si operacioni “Forca e Krimit!”,
Qytetet si Elbasani, Shkodra, Vlora, Durresi etj, jane teresisht ne duart e bandave te mafies qeveritare, te cilat bejne ligjin, vrasin dhe presin diten per diell.
5- Keto 100 dite Noriega i shpalli lufte opozites dhe acaroi klimen politike si kurre me pare ne historine e pluralizmit
6- Keto 100 dite neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama realizoi me se fundi endrren e tij, qe te behej ne menyre antikushtetuese kryeprokuror i vendit dhe, me shpejtesi te rrufeshme nxori Orest Soten nga burgu e i ktheu pasaporten Tahirit si dhe mbylli me shpejtesi dosjen e vet dhe te vella Olsit, dosjen e Xibrakes pra, dosjen e Tahirit, Gjushit dhe te gjitha dosjet e ministrave te tij.
7- Asnje investim publik apo privat vendas apo i huaj nuk u be keto 100 dite ne Shqiperi!
8- Kulla 24 kateshe Kristaq Rama perzuri nga Shqiperia Sheratonin, emrin me prestigjioz te hotelerise dhe turizmit qe ekzistonte ne Shqiperi!
9- Keto 100 dite Shqiperia ka prodhuar pas Korese se Veriut me shume lajme negative se sa çdo vend tjeter ne bote.
Per here te pare ne histori mediat e huaja jane hapur me tituj si:
“Shqiperia vendi i kanibalizuar nga Kanabis”
“Shqiperia vendi i Narkoshtetit ne Europe”
“Shqiperia kanabistan”
“Kolumbi ne zemer te Europes” etj,etj
10- Keto 100 dite shqiptaret zune vendin e pare ne bote per kerkesat per azil ne France duke lene mbrapa shume vendet ne konflikt si Siria, Afganistani, Sudani etj. Sot sipas studimeve te pakundershtueshme ne mbare vendin ulurijne sirenat e urise dhe mjerimit. Ne kryeqendren e vendit Tirane, 10% e femijeve hane vetem nje vakt ne dite, 30% e familjeve nuk sigurojne dot buken e femijeve.
11- Keto 100 dite Edvin Kristaq Rama beri realitet premtimin e tij se ne raste te fitores se Donald Trump, te cilin ai me urdher te Soros e quajti “turp i qyteterimit”, ai do te prishte marredheniet e Shqiperise me SHBA. Ne perputhje me kete premtim, ai, ne kundershtim flagrant me interesin kombetar urdheroi perfaqesuesen tone ne OKB te votoje rezoluten per denimin e vendimit sovran te Presidentit dhe Kongresit te SHBA per njohjen e Jeruzalemit ashtu siç esht de facto Kryeqytet i Izraelit.