Flash

Zbardhet padia e prokurorit Gina: Arta Marku të pezullohet, t'i bëhet analizë psikiatriko-ligjore

Lapsi.al 10 January 2018
Zbardhet padia e prokurorit Gina: Arta Marku të pezullohet, t'i

Zbardhet padia e depozituar te Krimet e Rënda ndaj kryeprokurores Arta Marku, e ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina. Gina kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

Gjithsesi, duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe me veprimeve kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme, por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi,  nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e  nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallzuares”, - shkruhet ndër te tjëra në kallëzimin e Ginës.

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI