Flash

Kapet sasi rekord droge shqiptare në Austri, 14 në pranga

Lapsi.al 10 January 2018
Kapet sasi rekord droge shqiptare në Austri, 14 në pranga

Në një operacion të quajtur "Multipower II” dhe që zgjati për gati 1 vit u sekuestrua një sasi rekord droge në Austri. Arrestimet u finalizuan më 4 janar të këtij viti, por të dhënat u publikuan një javë më vonë.

Përveç 180 kilogramë marihuanë të zbuluar në disa apartamente në qytetin Graz u gjet edhe një gjysmë kilogram kokainë dhe 400 gram drogë kimike, një armë gjahu me municione. Të gjitha u sekuestruan. Kokaina vinte nga Holanda. Marihuana trafikohej nga Shqipëria.

Vlera totale e drogës së sekuestruar arrinte në në 1.9 milion euro. Në pranga u vunë 14 persona, 3 nga të cilët ishin austriakë. Pjesa tjetër ishin gjermanë, serbë, shqiptarë, kosovarë dhe boshnjakë mes moshës 20 dhe 50 vjet.

"Ishte sekuestrimi më i madh i marihuanës në vitet e fundit” - tha për mediat Major Michael Lohnegger. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër largim nga Lëvizja Vetëvendosje

Largimet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vijojnë. Pas kryetarit Visar Ymeri dhe sekretarit të Përgjithshëm, Dardan Molliqaj, së fundi ka deklaruar dorëheqjen...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI