Flash

Denoncimi/ Si u morën peng agjentët e SHISH në parcelat me kanabis

Lapsi.al 10 January 2018
Denoncimi/ Si u morën peng agjentët e SHISH në parcelat me

Gjatë kohës kur kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në Vlorë kontrollohej nga Habilajt dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Është Sali Berisha që denoncon pengmarrjen e dy punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, bazuar në një mesazh që i ka mbërritur nga rrjetet sociale, ku i shkruajnë:

"Dua te denoncoj nje rast te ndodhur ne 20 07 2015 ne nje nga fshatrat e vlores ku une isha puntor ne parcelat e hashashit, te cilet ishin mbjellur nga vet Habilajt. Nje dit kapen dy persona nga rojet e armatosura te cilet kishin hyr ne parcelat e hashashit dhe po filmonin,pas kapjes se personave qe ne fillim u mendua se ishin gazetar’por ne te vertet ata ishin agjent te SHISh. Pasi u kapen u goditen me grushta dhe shqelma qe te tregonin perse kishin ardhur, me pas njeri nga pjestaret e bandes i njohur si Flori Dibres’telefonon policin e vlores dhe i tregon ngjarjen, dhe policia i kerkon qe ti behen foto personave te kapur dhe te lihen te lir dhe nese keta agjend do te hapnin gojen ateher do merej policia me ta duke nenkuptuar se do ekzekutohen nga policia sepse parcelat e habilajve mbroheshin nga vet Sajmir Tahiri.Per kete raste ne informuam vet Ramen por ai nuk reagoj?!”

Ish drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela është shpallur në kërkim nga policia për bashkëpunimin me Habilajt, ndërsa vetë këta, të përgjuar nga antimafia italiane pranonin bashkëpunimin me shefat e policisë në këtë zonë.©Lapsi.al

Të këshilluara

Grabitet një shtëpi në qytetin e Korçës

Një shtëpi është grabitur sot pasdite në qytetin e Korcës. Policia thotë se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona të familjes brenda. Shuma e parave të gr...

16:25

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI