Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i njohu meritën presidentit amerikan, Donald Trump për të ulur në tryezën e bisedimeve vendin e tij me fqinjët veriorë komunistë.
Në fjalimin e tij për vitin e ri në Seul, presidenti i koresë së jugut, tha se është i gatshëm të takohet personalisht me liderin koreano-verior Kim Jong un në të ardhmen, ndërsa kërkoi çarmatimin e fqinjëve nga armët bërthamore.
“Nuk duhet të ketë sërish luftë në gadishullin e Koresë. Qëllimi im është të zgjidh problemin bërthamor të Koresë së Veriut dhe të përforcojë paqen”, deklaroi Moon.
Të martën, pas një dite të gjatë negociatash në zonën e demilitarizuar mes dy koreve, Peniani ra dakord të dërgojë një ekip në lojëra olimpike dimërore në Korenë e Jugut dhe të nisë bisedimet me Seulin për lehtësimin e tensioneve ushtarake.
Presidenti korean Moon përgëzoi personalisht Trumpin për këtë dhe tha se homologu i tij amerikan kishte dhënë një kontribut shumë të madh për realizimin e bisedimeve. Trump shkroi më herët në Twitter se bisedimet mes Koreve ishin meritë e qëndrimit të tij të ashpër dhe angazhimit të gjithë fuqisë amerikane në këtë kuadër.