Flash

Arrestohen dy të rinj në Sarandë, udhëtonin me kanabis në makinën e tyre

Lapsi.al 10 January 2018
Arrestohen dy të rinj në Sarandë, udhëtonin me kanabis

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim''.

Në pranga ranë David Luca 24 vjeç nga Konispoli dhe Ervin Sinomati 26 vjeç nga Saranda.

Arrestimi i dy të rinjve u bë në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ''Qaf Muzinë''.

"Janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ''Volkswagen'', ku në brëndësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg" - thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ''Volkswagen'', si edhe 3 aparate celular.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI