Flash

Analiza e Majlinda Bregut/ Gabimi i madh që po bën Lulzim Basha

Lapsi.al 10 January 2018
Analiza e Majlinda Bregut/ Gabimi i madh që po bën Lulzim Basha

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka bërë një analizë për situatën politike e ftuar në studion e gazetares Eni Vasili. Ajo thotë se i druhet faktit se Basha po bën të njëjtën lojë si me çadrën para zgjedhjeve të 28 qershorit 2017.

“Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e PD në zgjedhjet e qershorit. Çadra nuk arriti të tërhiqte qytetarët. Nuk arriti të bindte elektoratin gri duke i vënë vulën me marrëveshjen e 18 majit. Nuk ishte gabim që u bë një marrëveshje, por mënyra se si ndodhi. Ai bëri një marrëveshje të paqartë. Nuk e bëri siç po bëhet sot në Gjermani. Edhe sot ne nuk e dimë çfarë marrëveshjeje u bë në 18 maj” – tha Bregu.

“Ne nuk e dimë që ky janar nuk po na çon në një tjetër çadër. Që Basha do ta përdorë protestën dhe aksionin politik të këtij fillim-janari sërish siç ndodhi me çadrën” – është parashikimi i Bregut.

“Për një vit PD dhe politika do të shkojë në zgjedhje. E kam ngritur shqetësimin edhe më herët. Kam frikë se e njëjta situatë do të përsëritet. Edhe sot PD nuk ka kuptuar se çfarë ndodhi. Zgjedhjet e fundit lokale që kanë ndodhur ishin ato në Dibër dhe prej atij momenti. Sa herë që të kishim mundësi do ta thoja. Ne nuk mund të shkonim në një betejë pa ushtrinë tonë. PD ka bërë një proces analizë ku kanë marrë pjesë vetëm 30 % e anëtarësisë. Sot PD nuk ka një kauzë të qartë opozitare. Nuk e dimë kundër kujt po bëjmë opozitë” – shton Bregu që nuk ndalet me akuzat.

“Lulzim Basha ka një problem me vetveten. Ka një problem shumë të madh. Ne kemi një trajektore në PD. Jemi njohur përpara pasi kemi qenë në të njëjtin brez dhe maturë. Ka një gjë me të që më vjen keq. Është problemi që ai ka me “të vërtetën dhe mohimin”. E ka pranuar ai që është ai përgjegjës për përjashtimet nga lista dhe ata që futi në parlamentin e ardhshëm.

Ai bën sot të penduarin me një fjali në një studio televizive duke i ftuar të gjithë të kthehen në PD. Ai ka një problem me “të vërtetën”. Nuk mund të bësh ftesa nga një studio televizive. PD ka demokratët që kanë luftuar vërtet përpara Bashës dhe Bregut në këtë parti. Këta duhen ftuar të parët. Kam folur me të që nga 15 maji kur ishte Hoyt Yee në Tiranë. Pas asaj nuk kemi kontaktuar më” – tha Bregu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër largim nga Lëvizja Vetëvendosje

Largimet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vijojnë. Pas kryetarit Visar Ymeri dhe sekretarit të Përgjithshëm, Dardan Molliqaj, së fundi ka deklaruar dorëheqjen...

18:28

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI