Flash

Zbulohen pjesë nga raporti i BE, Shqipëria pa kalendar për integrimin

Lapsi.al 9 January 2018
Zbulohen pjesë nga raporti i BE, Shqipëria pa kalendar për

Bashkimi Europian përgatitet që vala tjetër e zgjerimit të jetë në vitin 2025, megjithëse mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor mund të pengojnë ecurinë e procesit.

"Partnerët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një shans historik. Për herë të parë perspektiva e tyre për integrim është në një interval të favorshëm" pritet të thotë komisioneri në një draft të përgatitur për miratim në 14 shkurt, shkruan EUObserver.

"Me një vullnet të fortë politik, me reforma të vërteta dhe me zgjidhje afatgjata për mosmarrëveshjet mes fqinjëve, Mali i Zi dhe Serbia pritet të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025" thuhet në tekstin që ka parë EUObserver.

Në tekst nënkuptohet se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova "duhet të kenë avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së", ose ndryshe siç thuhet në një frazë në kllapa (Negociatat... do të kenë avancuar).

Dokumenti strategjik vjen pas deklaratës së presidentit Zhan Klod Junker në vitin 2014 se nuk do të ketë zgjerim të BE-së në të ardhmen e afërt.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë hapur negociatat për anëtarësim.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta arrijnë këtë vit, nëse Maqedonia do të zgjithë çështjen e emrit me Greqinë.

Bosnja shpreson të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova po kërkon zyrtarisht të quhet një kandidat.

Dokumenti i Komisionerit thotë se mosmarrëveshjet mes shteteve mund ta frenojnë ambicien për integrim.

"BE nuk mund të importojë brenda saj mosmarrëveshjet dypalëshe të shteteve. KJo është arsyeja se pse vendet e Ballkanit duhet t'i zgjidhin vetë në mënyrë emergjente këto probleme" thuhet në draft.

Çështjet e kufijve propozohet të zgjidhen në arbitrazh, si shembull jepet gjykata e Hagës dhe se çdo vendim duhet të jetë "final" dhe "i respektuar plotësisht" shkruan EUObserver.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI