Flash

Tiranë, arrestohet njeriu që të çonte në Angli...

Lapsi.al 9 January 2018
Tiranë, arrestohet njeriu që të çonte në Angli...

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në korrik të 2017 Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte nisur hetimet për Eduart Tafçiu, 38 vjeç, banues në Tiranë,

'Merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shendeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë" thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Tafçiu u arrestua sot, 9 janar 2018

Gjatë arrestimit i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 automjete .

2 laptop dhe një DVR .

Një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente.

Shumën prej 30.000 lekë të reja.

3 aparate celulari.

1 Pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV.

5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm .

1 Faturë Exchange&Ëester Union “Union Selvia” blerje eurosh.

2 Formate letre me shënime dore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tafçiu ishte dënuar më parë për "Vjedhje me armë" dhe "Shkatërim të rrjetit ujësjellësit".

Të këshilluara

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikanë që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bon...

14:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI