Flash

Thirrja që shkakton polemikë: Fshijini nga Facebooku ato me buzë, gjoks dhe të pasme të bëra

Lapsi.al 9 January 2018
Thirrja që shkakton polemikë: Fshijini nga Facebooku ato me buzë,

 

Identifikimi i vajzave dhe grave në rrjetet sociale me buzët që kanë mbushur me silicon, me dekoltetë që fshehin poshtë protezat e gjinjve, me të pasmet e fryra si dikur topat 100, shpesh ka bërë të vërë buzën në gaz shumëkëns. Modele si ato të Grteta Koçit (e para majtas), Sonila Meços (e dyta), avokates Arlinda Çapi (e treta) apo të famshmes Aurela Hoxha po kopjohen gjithnjë e më shumë nga gra të panjohura dhe nga adoleshente që sapo kanë shkëmbyer puthjen e parë. Dhe në pamundësi si modelet e tyre për ti shfaqur mrekullitë e kirurgjisë plastike në ekrane një pjesë e madhe e kolonisë së seksit të dobët i demostrojnë ndryshimet e tyre fizike në facebook dhe instagram.

Pikërisht kjo e ka bërë feministen e njohur Sevim Arbana të lëshojë një thirrje kontraverse: “Si feministe qe jam, do te ndërmarr nje hap drastik në fb :) :)

Te gjitha femrat që pozojnë me buzët si viç perpara, jo ashtu siç ua ka bere nena e babai, shkenca e hatashme me ermin gjenetike, do t'i zhduk nga miqesia”

Znj Arabana e ka bërë këtë thirrje dëshpërimi sepse ajo pretendon se miqësia me këto lloj grash nuk është azgjë më shumë sesa fyçkëllëk. Sipas konceptit të saj prej militante të pastër të feminizmit bukuria e “seksit të dobët” nuk varet nga buzët, gjoksi dhe B, por nga truri dhe shpirti.

Nuk dihet sesa do jetë dakord me këtë idenë e fundit pjesa mashkurllore e miqve të Sevim Arbanës në Facebook, por thirrja e saj për të fshirë nga rjetet sociale imazhet e rreme plot silicon nuk është një nismë që nuk duhet marrë parasysh si e vetmja armë për të luftuar kundër modelit të të shikuarit të vajzave dhe grave thjeshtë si objekt.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Përplasja Rama-Xhafaj për Haki Çakon

Sa herë që në Policinë e Shtetit ka pasur ndonjë skandal apo ngjarje të rëndë kriminale apo edhe për vetë kanabizimin e vendit, është përfolur gjithnjë për larg...

14:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI