Flash

Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4 vjeçares që ende nuk ecën

Lapsi.al 9 January 2018
Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4 vjeçares që ende

Elona Çollaku është 4 vjeç, por nuk mundet të ecë. Pas një keqformimi të lindur, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që në muajt e parë të jetës, që ajo të mundej gradualisht të ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Për rastin e saj, mjekët sqarojnë se në javën e tretë dhe të katërt të shtatëzanisë, një pjesë e embrionit nuk u ngjit. Kjo solli si pasojë që në vendin ku duhet të krijijohej kanali i palcës së kurrizit, kockat, muskujt, lëkura, të krijohej një qeskë me lëngun e trurit dhe nuk u krijuan as nerva dhe as muskuj dhe as kockë.

Operacionet u kryen katër vite më parë, por asistenca mjekësore për Elonën është e domosdoshme edhe tani, me një shërbim tjetër po aq të rëndësishëm siç është fizioterapia. E ëma mes lotësh, tregon se nuk mundet dot ta përballojë ekonomikisht e nga ana tjetër dëshiron me zemër të shohë të bijën te ecë. Pas bërjes publik të këtij rasti në emisionin Stop, Spitali Ameriikan, i cili ofron sot shërbimin me elitar të Fizioterapisë në vend, me qendrën më të madhe të këtij shërbimi në Shqipëri, iu përgjigj thirrjes për t’i ardhur në ndihmë familjes Çollaku. Shërbimi i Fizioterapisë do të të ofrohet falas për Elonën e vogël në mënyrë që ajo të mund të ecë si fëmijët e tjerë.

“Ne jemi njohur me rastin e vajzës, me problematikën e saj. Ajo ka nevojë për të marrë shërbimin e fizioterapisë. Ne do t’ia ofrojmë sigurisht pa asnjë detyrim financiar për një periudhë të pacaktuar, duke parë ecurinë e gjendjes së saj shëndetësore”, shprehet Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në Spitalin Amerikan, Oriela Cano. Ajo sqaron se përveç fizioterapisë, vajzës do t’i ofrohet gjithë asistenca mjekësore për të cilën ajo do të ketë nevojë. Fizioterapia sot vërtet bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilëve mjekët nuk i kanë ofruar asnjë alternativë tjetër.

Qendra më e madhe e fizioterapisë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 3, rikthen cilësinë e jetës së shëndetshme! Me ekipin e shkëlqyer të mjekëve italianë dhe shqiptarë përveç terapisë manuale, tek kjo qendër ofrohen 8 lloje të tjera terapish, të cilat sipas problematikës së pacientëve, një plani të detajuar trajtimi dhe një diagnostikimi të mirëfilltë imazherik bëjnë të mundur që pacienti jo vetëm të vlerësohet siç duhet, por të shkurtojë kohën e rehabilitimit.

Elektro-terapia, Ultratingulli, Rrezet infra të kuqe, Krioterapia, Parafino-terapia, Traksioni Vertebral janë shërbime të fizioterapisë që nuk do t’i gjeni në asnjë klinikë apo qendër tjetër. Me kombinimin e tyre dhe eksperiencën e mjekëve më të njohur të huaj e vendas, trajtimi bëhet edhe më i thjeshtë.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=grQhpJ5wAtA&feature=youtu.be[/embed]

Të këshilluara

Pse meshkujt vdesin për seks anal

Meshkujt e adhurojnë seksin anal dhe nëse partneri yt të ka kërkuar diçka të tillë, por ti ende nuk arrin ta kuptosh se përse atij i pëlqen kaq shumë, atëherë z...

21:26

Unazat perfekte për propozim (FOTO)

Innstagrami dhe portalet janë të mbushura me lajme fejesash ku dashur pa dashur jeni futur dhe ju në këtë botë. Cila është unaza ideale për mua? Cilat janë tren...

14:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI