Flash

Përplasja/ Pse e paditi prokurorja Rovena Gashi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku

Lapsi.al 9 January 2018
Përplasja/ Pse e paditi prokurorja Rovena Gashi kryeprokuroren e

Vetëm pak dite nga marrja e detyrës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku do të përballet me padinë e parë për ndryshimet që bëri me t’u ulur në karrige dhe që, me gjasë, nuk do të jetë e vetmja. Prokurorja Rovena Gashi, e liruar pak ditë më parë nga pozicioni i Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe shefes së “Dekriminalizimit” ka paditur në Gjykatën Administrative  Arta Markun.

Gashi kërkon nga Gjykata pezullimin e urdherit për lirimin e saj, si edhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të urdherit Prokurorit të Pergjithshem te Perkohshem. Arsyeja me të cilën prokurorja e përkohshme largoi Gashin nga detyra ka të bëjë me kërkesën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Me dërgimin e kërkesave në KQZ, prokurorja ka informuar zyrtarisht edhe Kryeprokuroren për vendimmarrjen e saj.

Por, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme duket se është ndjerë e anashkaluar, pasi vendimmarrja e Gashit nuk është konsultuar paraprakisht me titullaren. Për këtë arsye, Marku ka vendosur të shkarkojë prokuroren Gashi, urdhër që tashmë do të presë vendimin e gjykatës. Ndërkohë pas lëvizjeve të para, kryeprokurorja e përkohshme është duke përgatitur dhe një valë të re shkarkimesh kryesisht tek drejtuesit e rretheve. Edhe pse u etiketua si e përkohshme dhe e kontestuar për mënyrën si u zgjodh, Arta Marku nuk duket të veprojë si e tillë. Në pozicionin e kryeprokurores së përgjithshme ajo duhet të njohë mirë ligjin për funksionimin e prokurorisë, ndërkohë që si prokurore e vetmja çështje e saj në gjykatë është fituar nga pala paditëse.

Ndërkohë, sipas saj, Rovena Gashi liston disa shkelje mbi bazën e të cilave prokurorja e konsideron te paligjshëm vendimin për shkarkimin e saj.

  • Së pari, urdhëri i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme nuk bazohet në asnjë dispozitë ligjore. Arta Marku, në pozicionin e saj, ushtron funksionet në bazë të dispozitave kalimtare, të parashikuara në nenin 160 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Në asnjë prej dispozitave kalimtare, nuk parashikohet mundësia e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm për përcaktimin, miratimin apo ndryshimin e strukturës së institucionit.
  • Së dyti, edhe nëse do të kishte kompetencë për ndryshimin e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorja e përkohshme nuk ka miratuar asnjë urdhër për ndryshime në organikë. Pra, Rovena Gashi është shkarkuar me argumentimin e ndryshimit të strukturës, ndërkohë që, të paktën deri në dorëzimin e padisë, kryeprokurorja e përkohshme nuk ka firmosur asnjë urdhër për ndryshimin e strukturës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI