Flash

Përplasja në prokurorinë e Elbasanit/ Ish-kryeprokurori nuk e lejon të futen në zyrë pasardhësin e tij

Lapsi.al 9 January 2018
Përplasja në prokurorinë e Elbasanit/ Ish-kryeprokurori nuk e

Në orën 15:00 Ardian Nezha, prokurori i përkohshëm i rrethit gjyqësor të Elbasanit është shfaqur në godinën e këtij institucioni, pak orë pasi kryeprokurorja Arta Marku firmosi emërimin e tij. Ai ka arritur në Elbasan drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha për të marrë detyrën, por dera e mbledhjes ku do bëhej prezantimi i drejtuesit të ri të prokurorisë është mbyllur. Dritan Gina së bashku me drejtuesin e Durrësit Agron Gjana refuzojnë vendimin e kryeprokurores për të lënë detyrën.

Pasi ka qëndruar për disa minuta, Ardian Nezha është larguar nga godina e prokurorisë së Elbasanit. Por vetëm pak minuta më pas Dritan Gina përmes një deklarate për median nga zyra e tij u shpreh qartë se nuk do të braktiste detyrën pasi vendimi i kryeprokurores Arta Marku ishte antiligjor.

"Nuk braktis detyrën. Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra.  Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë" - u shpreh Dritan Gina.

Sot paradite kryeprokurorja vendosi ndërprerjen e komandimit të Dritan Ginës si drejtuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

 

Të këshilluara

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikanë që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bon...

14:27

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI