Flash

Ministri Bushati 'kundër' Metës: Vota e Shqipërisë në OKB u konsultua me Presidentin

Lapsi.al 9 January 2018
Ministri Bushati 'kundër' Metës: Vota e Shqipërisë

Në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i bëri thirrje opozitës të mos dëmtojë vendin duke penguar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Bushati tha se nuk ka asnjë kusht shtesë për negociatat përveç 5 prioriteteve. Për sa i përket negociatës me palën greke, Bushati përmblodhi të gjitha çështjet që po negociohen, ndërsa për votën e Shqipërisë në OKB, tha qëndrimi që do të mbante Shqipëria ishte konsultuar me parë edhe me Presidentin e Republikës përgjatë punimeve të Konferencës Islamike.

Kreu i diplomacisë, duke folur për votën e Shqipërisë në OKB, tha se më herët në konferencën islamike, qëndrimi i Shqipërisë ishte konsultuar edhe me Presidentin e Republikës, ndërsa theksoi se ky votim nuk ishte i konsultuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

“Ne kemi bërë sugjerimin tonë përkatës, jo vetëm për nivelin e përfaqësimit në Konferencën Islamike, por edhe për qëndrimin që do të mbahej dhe kjo procedurë është zhvilluar me shkrim, qoftë me shkresë, ashtu edhe me e-mail dhe për këtë qëndrim, Presidenca nuk ka patur asnjë kundërshti. Ne nuk bëjmë konsulta me asnjë Ambasadë.” – tha Bushati.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI