Flash

Fushë Arrëz, tentohet të vriten me makinë dy persona

Lapsi.al 9 January 2018
Fushë Arrëz, tentohet të vriten me makinë dy persona

Një atentat ka ndodhur sot në Fushë Arrëz. Policia thotë se gjatë paradites, 36-vjeçari Vladimir Topjana, duke drejtuar mjetin e tij tip “Landrover” me targë DR 1657 F, ka përplasur makinën tip “Ëolksëagen” të drejtuar nga Artan Gega, 26 vjeç, e më pas është larguar. Sipas hetimeve paraprake të policisë, qëllimi ka qenë vrasja e personave që gjendeshin në “Wolksëagen”: Artan Gega dhe xhaxhai i tij G. Gega, 61 vjeç, të cilët kanë pësuar lëndime.

Sipas deklarimeve të Artan Gegës para uniformave blu, Topjana më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me pistoletë dhe madje ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar. Ndërkohë grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Motivi lidhet me një konflikt të ndodhur më parë mes Artan Gegës dhe Vladimir Topjanës, të dy nga fshati Lumardhe, në Fushë Arrëz, ashtu si xhaxhi i 26-vjeçarit, që mbeti i lënduar nga përplasja e makinave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI