Flash

E ardhmja e Brian Hoyt Yee? Flet zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit

Lapsi.al 9 January 2018
E ardhmja e Brian Hoyt Yee? Flet zëdhënësi i Departamentit

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee është në përfundim të detyrës si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, një post që e ka mbajtur që në shtator të vitit 2013.

Zëdhënësi i bëri këto komente në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Yee kishte dhënë dorëheqjen, siç kishin njoftuar sot disa media në Ballkan.

"Siç e dini, thotë zëdhënësi, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja."

Yee ka shërbyer në postin aktual prej katër vjetësh.

"Në këtë moment, tha zëdhënësi, nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI