Flash

CIA publikon të dhënat për Shqipërinë: Problem krimi i organizuar dhe korrupsioni

Lapsi.al 9 January 2018
CIA publikon të dhënat për Shqipërinë: Problem krimi i

CIA ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë, ku bëhet një përmbledhje e situatës politike dhe ekonomike në vendin tonë. Çdo vit agjencia inteligjente amerikane përditëson të dhënat për shumë shtete të botës , përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Aty theksi vihet tek lufta ndaj korrupsionit, krimi i organizuar dhe te integrimi në Bashkimin Europian. Sipas raportit, Shqipëria duhet të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e reformës në drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian.

Shqipëria në nëntor të vitit 2016 mori rekomandimin nga Komisioni Europian për të hapur negociatat e pranimit në BE, por me kusht zbatimin e reformës në drejtësi, e cila u miratua po në këtë vit”, - thuhet në raport.

Po ashtu, CIA deklaron se korrupsioni është problem kryesor dhe ai po ndal investimet në Shqipëri.

Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë.” – shkruhet në faqen e CIA-s.

Një tjetër problem sipas CIA, është dhe trafiku i drogës. Në raport thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit.

Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, - thuhet në përshkrimin e CIA-s.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI