Flash

Çfarë do të ndodhë në 27 janar? Basha jep detajet e protestës opozitare

Lapsi.al 9 January 2018
Çfarë do të ndodhë në 27 janar? Basha jep detajet e

Sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha vendosi edhe datën e protestës së parë të opozitës për këtë vit. Protesta do të zhvillohet në 27 janar para  kryeministrisë në orën 12:00.

Do të jetë një protestë masive, në të cilën shpresoj dhe besoj se do të bashkohen te gjithe shqiptarët, si një protestë kundër varfërisë, krimit, krimit të bërë njësh me pushtetin, kundër qeverisë së krimit, protestë për një drejtesi te pavarur’’ - tha Basha. Ky vendimi i PD-së vjen pak ditë pas takimi të tij me aleatët, ndërkohë që nga ana tjetër, LSI ka bërë të njëjtën gjë duke mbledhur grupin parlamentar të kësaj partie për këtë çështje.

Pyetur nëse do të ketë përsëritje të “Çadrës së PD”, Basha u përgjigj: “Nuk do të ketë përsëritje, do të ketë të reja, vullnet më të fortë të opozitës dhe përgjigje më të fortë nga populli.”

Ndërkohë ka zëra që mund të ketë edhe një protestë në 15 janar, datë në të cilën do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar. Nga ana tjetër të dyja partitë, si PD si LSI, deri tek protesta do të organizojnë takime në bazë për të organizuar strukturat e tyre për protestën që do të mbahet para kryeministrisë.

Kjo valë protestash që do të nisë u pralajmërua pas zgjedhjes vetëm me votat e maxhorancës të Kryeprokurores së re, Arta Marku, në seancën e fundit parlamentare më 18 dhjetor.

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI