Flash

Çështja e 'Xibrakës'/ Apeli argumenton uljen e 1/3 e dënimit: Ndërhyrja e policisë e nxituar

Lapsi.al 9 January 2018
Çështja e 'Xibrakës'/ Apeli argumenton uljen e 1/3 e

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda argumenton në vendimin për uljen e 1/3 të dënimeve të grupit të “Xibrakës” se ndërhyrja e Policisë në laborator ishte e nxituar dhe se aksioni mund të jetë dekonspiruar. Gjithashtu, Apeli i Krimeve të Rënda del në përfundimin se Prokuroria me provat e saj nuk arrin dot të provojë akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të kokainës” për pjesëtarët e grupit.

Kjo gjykatë, nisur nga provat e marra gjatë këtij hetimi, nisur nga fakti se organet e ndjekjes penale dhe të Policisë kishin marrë nga organet kompetente të shtetit gjerman, informacion mbi aktivitetin e njërit nga të pandehurve për trafikim të lëndës narkotike me përmbajtje kokaine, në kushtet komode kur të gjithë të pandehurit e këtij procesi ishin në përgjim dhe në vëzhgim, shpreh mendimin se ndërhyrja e Policisë më datë 14.01.2015, ora 15:10, në Xibrakë, ka qenë e nxituar dhe jo efektive, pasi në laborator nuk u gjetën materialet me të cilat bëhej ky përpunim dhe as produkti i gatshëm, por vetëm gjurmë të tyre në rroba dhe enë, siç është përshkruar në procesverbalet përkatëse të këqyrjeve dhe ekspertimeve. Nisur nga fakti se njëkohësisht në Xibrakë enët me lëngje po derdheshin (për zhdukje provash), ndërsa i pandehuri Saimir Batku sapo mori telefonatën, devijoi lëvizjen me automjet, krijohet dyshimi se aksioni policor të jetë zbuluar, ose ndërhyrja policore të ketë qenë e parakohshme, pasi të paktën i pandehuri Saimir Batku (të cilit gjatë arrestimit në flagrancë iu gjetën 19.4 kg kokainë) mund të ndiqej për destinacionin final të kësaj ngarkese, nëse ishte për treg të brendshëm apo eksportim të saj, për rrethin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm, për ngarkesa të tjera të pritshme etj.. Këto veprime në vijim e për një kohë më të gjatë, normalisht që do të sillnin rezultate të plota në zbardhjen e të gjithë anëtarëve të këtij organizimi kriminal si edhe të faktit penal, nëse kemi të bëjmë me një trafikim në linja të konsoliduara të kësaj lënde të fortë narkotike, apo jemi në fazat e para të përgatitjes së saj”, - shkruan vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI