Flash

Trafikonin shqiptarë nga Spanja në Britani, burg për dy motrat angleze

Lapsi.al 8 January 2018
Trafikonin shqiptarë nga Spanja në Britani, burg për dy motrat

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 11 vite burg në total dy motra angleze, pasi akuzohen për trafikimin e disa shqiptarëve nga Porti i Bilbao në Spanjë drejt Britanisë.

Motrat Alison dhe Fabiola Alman u ndaluan në 4 tetor të vitit të kaluar, pasi në automjetin e tyre u zbuluan 7 shqiptarë të fshehur, njofton dailymail.

47E33C8B00000578-5246253-image-a-30_1515412183104

Autoritetet zbuluan shqiptarët pas erës së rëndë që vinte brenda në mjetin e drejtuar nga dy motrat e akuzuara. Shuma që u kërkohej shqiptarëve për të mundësuar kalimin e tyre nga Bilbao drejt tokës angleze ishte 12 mijë paund.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 6 vite burg Alison dhe me 5 vite burg motrën tjetër Fabiola Alman për trafik klandestinesh. Shqiptarët e trafikuar pritet të riatdhesohen në atdhe.

47E44FCA00000578-5246253-image-m-2_1515414429229

Të këshilluara

Ikën 'Sheraton', në Tiranë vjen 'Hilton'

Pa zhurmë e bujë, gjiganti i rrjetit të hoteleve të luksit, Hilton, ka njoftuar zyrtarisht të dhënat e hotelit për Shqipërinë. Në site-n zyrtar të hotelit www.h...

17:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI