Flash

SHBA i refuzon vizën Kryeministrit të Kosovës

Lapsi.al 8 January 2018
SHBA i refuzon vizën Kryeministrit të Kosovës

Ajo që raportuan mediat në Prishtinë një ditë më parë se kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për SHBA, është një lajm i vërtetë, që konfirmohet edhe prej kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, është shprehur Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s, e cila organizonte një event ku Haradinaj ishte i ftuar.

Por kryeministri i Kosovës ka thënë se është duke pritur të marrë vizën. Ndërsa shefi i tij i kabinetit, Avni Arifi, është shprehur

“Faji është tek ne, që kemi aplikuar me vonesë. Shumë vonë janë dërguar aplikimet. Kryeministri nuk është refuzuar kurrë për vizë. Përgjigja e vetme që kemi marrë është se konform aplikimit, procedurat nuk kanë përfunduar”.

Ramush Haradinaj do të udhëtonte në SHBA për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, si dhe në disa aktivitete të tjera të organizuara në shtetin e Iowa-s. Ndonëse arsyet e refuzimit të vizës nuk bëhen ende publike, dyshimet janë se ky akt i fortë i SHBA-së për Kryeministrin e Kosovës, vjen për shkak të nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Thaçi e Haradinaj e kanë mbështetur iniciativën e disa deputetëve nga partitë e krahut të luftës, për të shfuqizuar në Kuvend ligjin për Gjykatën Speciale, një organ ndërkombëtar që do të hetojë për krimet e luftës në Kosovë. Ndërkombëtarët, përfshi këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë të prerë kundër kësaj nisme. Ata i kanë bërë thirrje Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, t’i japin fund këtij plani.

Tentativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është përplasja më e madhe e Kosovës me faktorin ndërkombëtar, që prej shpalljes së pavarësisë 10 vjet më parë. Një deklaratë e ashpër kundër drejtuesve të Kosovës është bërë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fund të këtij muaji, kur Kuvendi i Kosovës rinis sërish punimet.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Përplasja Rama-Xhafaj për Haki Çakon

Sa herë që në Policinë e Shtetit ka pasur ndonjë skandal apo ngjarje të rëndë kriminale apo edhe për vetë kanabizimin e vendit, është përfolur gjithnjë për larg...

14:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI