Flash

Paloka jep datën e protestës së opozitës: Do të bashkohemi për largimin e Ramës

Lapsi.al 8 January 2018
Paloka jep datën e protestës së opozitës: Do të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe për protesten opozitare gjatë janarit.

Për Çakon, Paloka tha se ishte vetë koka e turkut e radhës, por se përgjegjësi i vërtetë për kanabisin apo bashkëpunimin e policisë me krimin në vend, është vetëm Edi Rama.

“Çako duhet të ishte larguar me kohë, s’duhet të dëgjonim lavdërime për të, po kallzim penal për të. Pas gjitha fakteve të paraqitura nga antimafia italiane, Çako duhet të ishte përpara drejtësisë. Edhe më naivi në këtë botë e kupton që Çako e Tahiri s’vepronin dot pa urdhrin dhe dijen e Ramës. Ai buzëqesh kur shkojnë e shkarkojnë, se diçka tjetër i kanë premtuar,” - tha Paloka në News 24.

Kreu i grupit parlamentar të PD paralajmëroi se opozitës do t’i bashkohen edhe parti të tjera, qëllimi i vetëm i të cilave është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

“Protesta do zhvillohet pas datës 20, me shumë gjasë data 27 janar. Të gjithë aktet e fundit kanë thelluar krizën në vend, dhe vendosmërinë e opozitës për një qëllim politik, largimin e Edi Ramës. Opozita e bashkuar sot, dhe parti që do afrohen shumë shpejt, parti të tjera jo të parëndësishme, do bashkohen për largimin e tij. Ky s’mund të qëndrojë më kryeministër i Shqipërisë,” - tha Paloka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI